Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi nuik doli fituese pa balotazh në asnjë Exit Poll, shkruan Gazeta Express.

Në reagimin e VV-së thuhet se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit dhe se rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që e administrojnë procesin zgjedhor.

“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagim.

Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh.

By B I