Karantina sado e mërzitshme, na ka bërë krijues. Mjafton të hapni Instagram-in për të parë çudirat e fundit në kushte shtëpie. Njerëzit e ndjejnë më shumë se asnjëherë dëshirën për t’u veshur bukur, grimuar e për të dalë, por ndërkohë që presim për këtë ditë, dizenjojmë fustane në kushte shtëpie.

Fustani më i famshëm për momentin në Instagram është fustani-jastëk! Nuk mban emrin e asnjë marke, por do ta mbajmë mend gjatë si gjetje blogeresh në kushte izolimi.

Mjafton të shkruani #pillowdress dhe do t’ju dalin vajza të veshura kështu! Një jastëk i vendosur para trupi që lidhet në mes me një rrip të madh, mundësisht markë.

Trendi i ri filloi nga blogger-et dhe u përhap me shpejtësi ditët e fundit.

Ç’bëhet me pjesën mbrapa? Nuk e dimë, por kujt i duhet për aq kohë sa jemi në shtëpi dhe fotot dalin për mrekulli.

Stilistët të frymëzohen për koleksionet e ardhshme!

By I ZH

Leave a Reply