Lajme Vendi

Kushtetuesja hedh poshtë orën policore të zgjatur për të moshuarit dhe të rinjtë

Gjykatësit kushtetues vendosën të iniciojnë procedurë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve sipas kategorizimit të moshës, të rinjve nën 18 vjeç dhe të rriturit mbi 67 vjeç. Me shumicë votash, gjykatësit vendosën se ekzistonte bazë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për t’i lejuar këto grupe të lëviznin vetëm në interval të caktuar kohor.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se nuk është kontestuar ora policore, por se kufizimet në bazë të kategorisë së moshave. Kjo do të thotë që me nisjen e procedurës nga Kushtetuesja, ndërpritet fuqia e dekretit qeveritar për lëvizje të kufizuar për të rinjtë dhe më të moshuarit. Kështu, nga kjo gjykatë shtojnë se edhe për personat nën moshën 18 vjeçe dhe për ata mbi 67 vjet do të vlejë ora policore si dhe për të gjithë qytetarë e tjerë gjegjësisht do të vlejë kufizimi aktual prej orës 19 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjykatësit nuk do ta vlerësojnë kushtetutshmërinë e dekretit qeveritar me të cilin u pezullua zgjedhor. U morr vendim që procesi të vazhdojë aty ku është ndërprerë pasi të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në territorin e shtetit.