Fjolla Rraci është një vajzë e re nga Gjakova e Kosovës, e cila tashmë jeton në Amerikë. Ajo gjithë kohën e saj ka vendosur tua përkushtoj personave me nevoja të veçanta. Rrugëtimi I saj në aktivitetet vullnetare për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta, filloi me Meritonin, fëmijën me sindromën down, që Fjolla e ka në familje. Rrugëtimi I saj në këtë drejtim vazhdoi edhe pasi ajo shkoi në Amerikë dhe përkushtimi dhe dashuria e saj ndaj këtyre fëmijëve bëri që ajo sot të njihet si zëri I personave me nevoja të veçanta.

Më poshtë keni intervistën e plotë për BiMedia të Fjolla Rracit.

/BiMedia/

BiMedia: Na trego pak për veten, kush është Fjolla Rraci?

Fjolla Rraci: Fjolla është një vajzë me një jetë të thjeshtë por me synime fort të mëdha për veten. Duke mos I pranuar asnjëherë padrejtësitë, kam vendosur të rreshtohem tek ata që më së shumti ju bëhet e padrejta, personave me nevoja të veçanta. Të quhem zëri I personave me nevoja të veçanta është epiteti më I bukur që më është dhënë në jetë, e do të mundohem ta përdor këtë zë deri sat ë cjerret, për të luftuar të drejtat e tyre, jo shtesë, jot të veçanta, por ato që me anë njerëzore e ligjore iu takojnë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 117110790_605991306753267_819260206805418025_n.jpg

BiMedia: Si ka filluar rrugëtimi yt në këtë drejtim dhe sa ka qenë mbështjetja e shoqërisë për këtë gjë?

Fjolla Rraci: Meritoni ka qenë njeriu I parë me sindromën down që kam njohur, e çfarë mbarësie që ti takojmë të njëjtës familje. Kështu bashk me Meritonin filloi edhe rrugëtimi im. Por ky rrugëtim ska qenë aspak I lehtë duke marrë parasysh shoqëria ku jetojmë, si jetojmë e si jemi rritur. Fatkeqësisht ne rritemi duke na mësuar që të largohemi, ti nënçmojmë e ti anashkalojmë me ose pa dashje personat me nevoja të veçanta, sikur është pjesë e lindjes së tyre që pasi diagnostifikohen me diagnozën përkatëse, atyre ju vihet edhe një diagnozë tjetër, ajo e mos pranimit të shoqërisë e cila vret shumë. Në fillimi shoqëria nuk e pranonte të mirëqenë angazhimin tim, I dukej humbje kohe e diçka që nuk merr asgjë në këmbim, e un në këmbim nuk e pranoja mendimin e tyre.

This image has an empty alt attribute; its file name is 117068521_713673212811418_128617684298058439_n.jpg

BiMedia: Sa paragjykohen ose diskriminohen personat me nevoja të veçanta, kryesisht në Kosovë por edhe në Amerikë?

Fjolla Rraci: Tash që nuk jetoj në Kosovë më e di edhe në Amerikë ka diskriminim dhe paragjykim, e që fatkeqësisht sado që un se dua, do të ketë gjithnjë, sepse njeriu është prirur të paragjykoj të panjohurën dhe të ndryshmen, imagjino sikur të përqafonim faktin që dikush ka aftësi ndryshe, imagjino sa vend më rahat e jeteshëm do të ishte bota..

This image has an empty alt attribute; its file name is 117162576_846137739126793_1636757428231398352_n.jpg

BiMedia: Vitin e kaluar në New York është shfaqur një fotografi e Benit, djali nga Kosova me syndrome down, si të ka bërë kjo të ndjehesh dhe cili ka qenë reagimi Benit?

Fjolla Rraci: Vitin e kaluar ka ndodh diçka që kurrë sishte ndodhur, është shfaqur fotografia e një fëmiu nga Kosova në Time Square, Ben Godeni. Beni ka qenë vetëm 5 vjeç dhe nuk ka arrit ta kuptoj se çfarë po ndodh ama ka ditë ta ndjej që prindërit e tij, unë dhe mbarë shqiptarët po festonin ekzistencën e tij. Un nuk arrij ta përshkruaj ndjenjën, diçka që e kam parë, ndjerë por asnjëherë skam arrit ta përshkruaj.

This image has an empty alt attribute; its file name is 115759237_10157542983972865_6373346423672087004_n.jpg

BiMedia: Në shtator do të shfaqet për herë të dytë një fotografi e jotja përsëri me një fëmijë nga Kosova, pra me Meritonin, na trego diçka rreth kësaj?

Fjolla Rraci: Këtë vit, jo për çudi, por fort e merituar ka qenë përzgjedhja e fotos bashkë me Meritonin. Logjika e përzgjedhjes së fotos është arsyeja që aplikuesit shkruajnë pse duhet të zgjidhet ajo foto, e arsyet që unë I kam shkruar pse Meritoni meriton të jetë pjesë e një paraqitje të tillë në këtë shesh botëror, janë shumë të forta e të vëerteta.

This image has an empty alt attribute; its file name is 104837476_2722190004660681_6362680425820058121_n.jpg

BiMedia: Si ka ndikuar gjithë kjo eksperiencë në jetën tënde?

Fjolla Rraci: Mua nuk është që më ka ndryshuar jeta pas këtyre eksperiencave, çka kam përfitu prej kësaj është ardhja e Benit me prindërit e tij në Amerikë e që kam kaluar një javë përtej të mrekullueshmes me ta si dhe gëzimi I Meritonit kur e kuptoj lajmin e fotos, për mua kaq mjafton!

This image has an empty alt attribute; its file name is 117036819_294766448521672_8757821013732737914_n.jpg

BiMedia: Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Fjolla Rraci: Plane jo, I vetmi plan që ja kam vënë kusht vetes gjithmonë, është të arrij të bëhem me e mire se vetja e tanishme e kontributi im në shoqëri të jetë më I madh se ky tash.

This image has an empty alt attribute; its file name is 34411299_2158298127716541_2801469792651837440_n.jpg

BiMedia: Cili do të ishte mesazhi yt për shoqërinë tone në lidhje me personat me nevoja të veçanta?

Fjolla Rraci: Shoqnia, sendi më I thjeshtë që mund të bëjnë është ta pranojnë tjetrin ashtu siç është, paramendoje sa lehtë është, praktikisht nuk duhet të bësh asgjë, veç ti përqafosh njerëzit të tillë ashtu siç janë.

By I ZH