Shkruan: Donika Bakiu

Asibe Tusha e lindur në Shkup, që në moshë të hershme, ka filluar të merret me kreacione të modës. Ka kryer specializimin në “Fashion Federation – Paris-Francë”. Deri më tani ka realizuar dhe punuar për një numër të madh të emrave të njohur në vend dhe më gjerë, ka realizuar një numër të madh të sfilatave kolektive. Tani po punon dhe vepron si e pavarur. Në këtë periudhë po përballemi me koronavirusin , përballet e gjithë vendi, Bota! Asibja e pa të duhur se duhet të jepte ndihmë të qepte maska vet ajo! Mengjesi në Shkup java e tretë e karantinës. Derisa priste në barnatore pa 4 persona që kërkonin të blejnë maska . Në barnatore kishte vetëm për një përdorim edhe pse çmimet e larta në këtë periudhë. “Unë u ndjeva e prekur sepse shumë njerëz nuk kanë mundësi ekonomike”Si person i artit.E edukuar që në ditë të mira duhet të bëhemi solidar e pse jo në këto ditë të vështira , të rënda që po kalon njerëzimi. Mes tjerash Asibja thotë “ Fillova të mendoj pse mos të jap ndihmë unë, të qepi maska. Jam nga fusha e dizajnit ! Nuk duhet të qep e dizajnoj vetëm fustana të bukura në kohë të bukura tani mund të bëj diçka tjetër të jap ndihmë! Bleu material 100%pambuk, i pastruar , i hekurosur, i qep në ambient shtëpiak të pastër dhe vendi ku qep i pastër. Tërë kohën bën dezinfektimin e vendit dhe qep maska për këtë periudhë të rëndë që kalojmë dhe për të gjithë ata njerëz që kanë nevojë e kontaktojnë. “ Fillova i qepa i mbarova dhe maskat u dorëzuan në spital . Vazhdoj përsëri ku ka nevojë dhe do ta bëj deri në fund deri kur do ta marrim lajmin e bukur. Respekt të veçantë për bluzat e bardha,sot heronj janë këto njerëz me bluzat e bardha! Bashkëpunim, qetësi, durim , këmbëngulje dhe kujdes. Do ia dalim ne do të jemi fitues! Do ta mbajmë mend se të jetë jeta Karantinën e vitit 2020 prandaj Shpërndani dashuri e jo panik!

By I ZH

Leave a Reply