Vendi

Kush do të jetë pasardhësi i Sulejman Rexhepit në krye të BFI-së?

Pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit kush do të zë vendin e Reisit? Sipas Kushtetutës së BFI-së zgjedhjen e një Reisi të ri e bën Rijaseti me shumicë votash. Fillimisht duke krijuar një Komision zgjedhor për të shqyrtuar kandidaturat, të cilët duhet të plotësojnë disa kushte. Të ketë moshën mbi 40 vjet, me përvojë punë se paku 15 vite në BFI, të ketë të mbaruar Fakultetin e Shkencave Islame. Por, kjo Kushtetutë nuk lejon që një femër të jetë në krye të BFI-së.

Kushtetuta e BFI-së
– Mosha mbi 40 vjet
– Përvojë punë se paku 15 vite
– Fakultetin e Shkencave Islame
– Kandidat vetëm meshkuj

Gjatë këtyre ditëve, ushtruesi i detyrës së Reisit – Shaqir Fetau, i zgjedhur të mërkurën nga Rijaseti pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit, është në pritje të formalizimit të postit në Regjistrin Qendror.

“Selia e BFI-së do të qëndroj e mbyllur deri të hënën për shkak të festës së Bajramit, me ç’ rast nga kabineti i Reisit në largim na thanë se nuk do të ketë asnjë reagim për shkarkimin e tij.”

Derën e mbyllur e gjeti personi që deshi t’i dorëzoj fitrat e qytetarëve. Tha se dhënia e tyre ka rënë.

Nuk ka interesim të madh qe sa vite, nuk japin fitrat për shkak të mosbesimit. Pa u hequr ata që e kanë përkrahur për rrethi d.m.th. është e njëjtë, duhen njerëz të besueshëm për të rikthyer besimin – tha Përfaqësues i Këshillit të Xhamisë së Butelit.

Imami i Xhamisë Sulltan Murad në Shkup, thotë se prej 10 vitesh nuk i kanë dhënë pagë vetëm se e ka kundërshtuar Reisin Sulejman Rexhepi. Ai tha se këtë punë e ka bërë vullnetarisht.

Pakënaqësi ka pasur edhe unë nuk kam qenë i kënaqur, këtë e di mirë ai dhe populli se në 10 vite kemi qenë në ‘fërkim e sipër’ për fat të keq se si ka ndodh nuk i kthehemi asaj. Me keqardhje e kam përcjell situatën, asnjëherë nuk jam dakorduar pikërisht pse skam qenë dakord me disa punë të tij kam mbet anash – deklaroi Zekrija Bajrami, Imam.

Imamët që kontaktuam, nuk deshën të prononcohen por thonë se Sulejman Rexhepi duhet të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimet në BFI. Një dosje kundër tij është dorëzuar edhe në Prokurori.