Protagonistja kryesore e përgjimeve të publikuara së fundi për bisedën me Listën Serbe, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka paralamëruar ballafaqim me gjyq ndaj gazetarit, Berat Buzhala.

Kjo, lidhur me bisedën publikuar që ajo zhvillon e në të cilën është i përfshirë edhe krimineli, Milan Radojçiq, transmeton klankosova.tv.

”Sot biseda e lëshuar, përveç se është e prerë, e cunguar përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq”, tha ajo sonte në atv.

E për këtë, i ka reaguar menjëherë, Berat Buzhala, i cili insiston se Mimoza Kusari-Lila, po gënjen, ndërsa edhe përmend që ajo ‘e ka sharë Ramush Haradinajn para përfaqësuesit të Milan Radojiçiqit’ lidhur me veteranët.

”Prapë po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Në asnjë moment – në asnjë – nuk i është montu as heq kurrgjo. Po rren për veteranët. Para përfaqësuesit të Milan Radojçiqit e ka shajtë Ramushin për veteranë.

Sigurisht që e pres me kënaqësi gjyqin.

Nesër pjesën tjetër. Kujna i thotë “idiot patetik”?

Shihemi nesër babusha”.

By B I