Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po e rrezikon shtetin e Kosovës me përpjekjet e tij për të formuar Qeverinë e re.

Kurti ka thënë se për këto përpjekje do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese, transmeton Telegrafi.

“Presidentit Thaçi i kanë mbetur edhe disa muaj mandat dhe po dëshiron ta kap trenin e fundit, por i ka ik edhe treni i fundit, s’ka më trena për presidentin. Andaj këto përpjekje antikushtetuese natyrisht se vetëm e rrezikojnë rendin republikan dhe shtetin e Kosovës, por nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit dhe të na kthejnë para datës 6 tetor”, ka pohuar ai para mediave, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka theksuar se partitë tjera po kanë frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët.

“Sot njëzëri një klub i stërvjetruar politikisht kumtoi së nuk janë për zgjedhje, duke thënë kështu të vërtetën, frikën nga përballja me vullnetin qytetarë, sonte dua të ritheksoj së prioritet është parandalimi i përhapjes së coronavirusit dhe çdo gjë tjetër partiake nuk kanë rëndësi”, theksoi Kurti./Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply