Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për medie ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.

Ai tha se ashtu siç është planifikuar, me datë 18 maj do të fillohet me hapjen e disa bizneseve.

“Hapja e fazës së dytë mund të vazhdoj me 18 maj asht siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim nga faza e parë në të dytën, duhet të punojmë që së bashku të ulim infektimet”, tha Kurti në konferencën për medie.

“Floktarët, sallonet e ondulimit, gastronomia, merr me veti dhe disa biznese tjera”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se tashmë do të shtohet edhe një orë në orarin në lëvizjes së qytetarëve, duke sqaruar se do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes, por se tani brenda ditës qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë, dy herë në ditë nga dy orë.

By I ZH