Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj lidhur me raportimin mbi 100 ditëshin e qeverisjes.

Por në këtë mbledhje Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta, përcjellë Klan Kosova.

”Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secili/a”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Mbledhja e Qeverisë nën udhëheqjen e Albin Kurtit mban sot mbledhjen e saj për 100 ditëshin duke filluar nga ora 14:00.

By I ZH