Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Cvetko Veljkovicģ, Kėshilltar Politik dhe udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka emëruar z. Cvetko Veljkovicģ, ekonomist nga Shtërpca, Këshilltar Politik tė Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve”, shkruhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.

Kurti e kishte emëruar në këtë zyrë, Nenad Rashiq, mirëpo, i njëjti kishte dhënë dorëheqje pasi që iu ishte ngritur aktakuzë./Express/

By I ZH