Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot janë bërë dy vjet nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës.

Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”, transmeton Telegrafi.

“Sheshet ‘Skënderbeu’ e ‘Ibrahim Rugova’ si dhe bulevardi ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej ‘shkëmbim territorial’, herë ‘razgraničenje’, e herë ‘korrigjim kufiri’ me ‘kompromis të dhimbshëm’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se “ ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”.

By I ZH