Alsat ka siguruar fotografi nga Kumanova ku shihet se si të moshuarit presin në radhë për të marrë pesnionet edhe përkundër gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë si pasojë e pandemisë së virusit korona. Në fotografi shihet se nuk respektohet masa për distancë. Kujtojmë se sipas masave shtetërore lëvizja e të moshuarve mbi moshën 67-vjeçe është e kufizuar dhe e njëjta lejohet prej orës 05:00 deri në orën 11:00.  Të moshuarit dhe të sëmurit kronikë janë më të rrezikuar nga Covid-19. Në vendin tonë nga gjithsej 259 rastet e shënuara deri më sot, 6 kanë përfunduar me fatalitet. /Alsat

By I ZH

Leave a Reply