Nga KSHZ nëpërmjet një konference për shtyp, u kërkoi falje qytetarëve për publikimin e të dhënave në web-faqe.

Ai tha se web-faqja ka qenë e bllokuar për shkak të një sulmi nga jashtë dhe se po vërtetohen arsyet e bllokimit të faqes.

Nga KSHZ thonë se nga 70% fletëvotimeve në Maqedoninë e Veriut, ka garë të ngushtë mes partive politike ndërsa rezultatet do të përfundojnë sonte.

“Sot kishim një ditë zgjedhore të mirë, pa incidente të mëdha gjatë votimit. Dua t’u uroj qytetarëve dhe të gjithë administratës zgjedhore që punuan dhe po punojnë bashkërisht me ne për ta pranuar materialin zgjedhor”, shprehen nga KSHZ.

By I ZH