Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka postuar disa fotografi, në të cilat shihet se një zonë e pyjeve në Gumnishtë është duke u djegur.

Derisa aktin e ka quajtur krim, Tahiri ka njoftuar se zjarrfikësit po ndërhynë vetëm në disa zona, pasi në disa është e pa mundur ndërhyrja.

“Ky është krim. Ndezja me qëllim e pyllit në disa zona si Skoqen e Gumnishtë është krim i rëndë! Tani kur krejt kapacitetet i kemi fokusuar tek luftimi i pandemisë Coronavirus, ka njerëz të pandërgjegjshëm e lirisht mund të themi kriminel ordiener që ndezin me qëllim pyllin. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në terren, por ndërhyrja në disa zona është e pamundur fizikisht me mjetet që zjarrfikësit i kanë në dispozicion. Helikopter nuk kemi. Ju lutem, ju qe keni njohuri për këta keqbërës, lajmëroni organet e rendit. Boll ma!”, ka shkruar Tahiri./lajmi.net

By I ZH

Leave a Reply