Suedia do të duhet të përgatitet për mijëra të vdekur nga koronavirusi i ri, deklaroi kryeministri i vendit Stefan Loven.

“Do të numërojmë mijëra të vdekur. Duhet të përgatitemi për këtë”, potencoi Loven në një intervistë për një gazetë suedeze, duke shtuar se vendi po ballafaqohet me krizë për shkak numrit të madh të njerëzve të cilëve u duhet ndihmë dhe për shkak uljes së rritjes ekonomike.

Ai paralajmëroi se pandemia Covid-19 do të zgjasë me “muaj, e jo me javë”.

“Kemi vendosur për strategji të parandalimit të rritjes dramatike të të infektuarve, sepse sistemi ynë shëndetësor nuk do të mund të ballafaqohet me këtë”, deklaroi Loven.

Mossuksesi eventual në zbatimin e strategjisë së re do të thotë, siç paralajmëroi kryeministri suedez “më shumë pacientë në trajtim intensiv dhe shumë të vdekur”.

Suedia krahasuar me vendet fqinje, Danimarkën dhe Norvegjinë, vendosi masa shumë lehta në luftën kundër koronavirusit. autoritetet sot kumtuan se ka 612 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe tani gjithsej janë 6.000, ndërsa rastet e vdekjes kanë arritur në 333, gjegjësisht në dit mes 25 dhe 30 persona.

By I ZH

Leave a Reply