Spanja bëhet gati të fillojë zbutjen e masave të bllokimit nga koronavirusi.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij planifikon të fillojë të përmbysë masat e bllokimit të vendit në gjysmën e dytë të majit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Këto kufizime do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht për të sjell sigurinë, tha ai në një seancë parlamentare.

Sanchez gjithashtu shtoi se pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Spanjës deri më 9 maj.

Spanja fillimisht zbatoi bllokimin e saj në 14 mars.

Ajo ka numrin e dytë më të lartë të rasteve me koronavirus në botë në shifrën 204,178, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply