Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të premten,.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.

“Seanca e jashtëzakonshme mbahet në orën 11:00 të martën, ndërsa Kryesia e Kuvendit të premten, në po të njëjtën orë”, tha ai për klanks.

Se sa janë kushtet e përshtatshme dhe se çfarë masa do të ndërmerren për mbajtjen e një seance në kohën e pandemisë do t’i shqyrtojë Kryesia të premten.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në seancën e kaluar kur u shkarkua Qeveria Kurti ka dhënë rekomandimet për masat e nevojshme që duhet marrë në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit në sallën e Kuvendit.

By I ZH

Leave a Reply