Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, konfirmoi të shtunën edhe tri raste të reja të të prekurve me COVID-19.
Tri rastet e reja janë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.Deri sot sipas të dhënave zyrtare një person ka humbur jetën nga pasojat e virusit, ndërsa 16 janë shëruar.
Sipas institutit deri tani janë kryer 1 mijë e 743 teste ndërsa po mbahen nën mbikëqyrje 2 mijë e 772 raste të kontakteve me persona të infektuar.