Në rrugën “12 qershor” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa personave dje në mëngjes.

Gjatë kësaj rrahje, siç ka njoftuar policia, një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.

“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes, janë përdorur mjetë të mprehta dhe mjete të forta. Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rasti, janë arrestuar pesë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Policia ka hapur rast për ‘lëndim i rënd trupor’. /Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply