Numri i infermierëve të Klinikës Infektive të prekur me koronavirus ka mbërritur në tre. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se nga stafi mjekësor nga infermierët e infektuar, dy janë dërguar në trajtim ndërsa një tjetër është vetizoluar. Hoti gjithashtu ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK, vetëm sot janë të hospitalizuar 40 pacientë me koronavirus. Nga ta 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa, 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. “Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi. I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, ka njoftuar Hoti. Deri më sot 106 persona janë konfirmuar me coronavirus në Kosovë.

By I ZH

Leave a Reply