Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Kryeinspektoratit të Tregut që të rritë kontrollin në markete, në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore.

Këtë e ka bërë pas shqetësimeve që Oda ka marrë për mos respektim të rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve.

“Pas shqetësimit që Oda e Afarizmit të Kosovës ka marrë për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve, OAK ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Kryeinspektoratit të tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore”, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Sipas Odës së Afarizmit, ankesat janë lidhur me produktet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës qind për qind.

“Ankesat janë sidomos në lidhje me produktet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100%. OAK kërkon që prodhimet vendore te kenë një trajtim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen”, thuhet tutje në reagim.

Oda e Afarizmit vlerëson se Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahjen e prodhimit vendor.

Në fund të reagimit, Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në këtë çështje./Lajmi.net/

By I ZH

Leave a Reply