Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se në tërë territorin e Kosovës, janë regjistruar gjithsej 20 aksidente trafiku.

Shumica nga këto aksidente, 15 sosh, kanë qenë vetëm me dëme material, ndërsa pesë të tjera kanë pasur edhe të lënduar.

Policia njofton se gjatë 24 orëve ka shqiptuar 200 tiketa të trafikut.

Detaje nga raporti i policisë, për disa nga aksidentet:

Fsh. Plemetin, Obiliq 07.04.2020 – 19:05. Ka ndodhë një aksident trafiku ku drejtuesi i automjetit mashkull kosovar ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe është vet aksidentuar. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Fsh. Dubravë, Suharekë 07.04.2020 – 13:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe të njëjti pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregulltë. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply