Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtrirë 111 raste me COVID-19 pozitiv, ndërsa 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar gjashtë raste, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në njoftim thuhet se në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë pesë pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe katër të tjerë me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COVID-19 pozitiv, të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. /Telegrafi/

By I ZH