Klinika Infektive në Kosovë njoftoi se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë të tjerë me COVID-19.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 4 prill, transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, nga fshati Korishë i Prizrenit, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 2 prill dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Në total deri më tani Kosova ka shënuar tre viktima si pasojë e virusit korona.

By I ZH

Leave a Reply