Një vdekje e dyshimtë në Leposaviq është raportuar dje në policinë e Kosovës.

Një burrë kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një astmatik AK-47,  dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e ka klasifikuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

By I ZH

Leave a Reply