Një person nga fshatin Reshtan i Suharekës është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke konsumuar pije alkoolike në oborrin e një shkolle gjatë kohës kur lëvizja është e kufizuar për shkak të virusit Covid -19.
Sipas Policisë, i dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës.
Si pasojë e sulmit i dyshuari dhe dy policë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.