Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka intervenuar në një shtëpi në qytetin e Skenderajt ku ka gjetur të plagosur një grua.
Policia ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar.
Gjendja e të plagosurës e cila disa herë ishte goditur me thikë në pjesën e gjoksit dhe disa pjesë tjera të trupit mbetet jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Prokuroria është duke e përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pas arrestimit që iu ka bë burrit të të plagosurës në Skenderaj”, tha Preteni.
Policia ende është duke u marr me rastin.