Është arrestuar një e mitur nga Obiliqi pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.

Në raportin policor thuhet se pas sulmit, prindërit kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Obiliq, 01.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.