Policia e Kosovës ka arrestur pesë persona në raste të ndryshme të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Dy rastet në Prishtinë dhe ai në Lipjan, kishin të bënin me meshkuj të cilët ushtruan dhunë ndaj bashkëshortevë të tyre, ndërsa në rastin në Malishevë, policia arrestoi një mashkull dhe një femër të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes vete.

Tre të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje, ndërsa ata në rastin e Malishevës janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje nga raporti i policisë:

Lipjan 22.04.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte pas mosmarrëveshje  me bashkëshorten e tij po ashtu të dyshuarën  femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.04.2020-18:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.04.2020-19:40. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 22.04.2020-17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar/e. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë rregullt. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply