Lajme Rajoni

Kosovë, Arrestohen 85 persona që nuk respektuan vendimin e qeverisë, 67 vetëm në Prishtinë

Edhe gjatë së hënës qytetarët nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Gjatë së hënës Policia e Kosovës ka arrestuar 85 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit, vetëm në Prishtinë janë arrestuar 67 persona për shkelje të vendimit të qeverisë, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq në Pejë, Ferizaj e në veri të Mitrovicës nuk ka pasur asnjë të arrestuar për këtë vepër.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:

Rr. Minatori, Hajvali 06.04.2020-02:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Me urdhër të prokurorit e dyshuara   lirohet në procedurë të rregulltë.

Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 06.04.2020-00:30. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari  lirohet në procedurë të rregulltë.

Rr.27 Nëntori Prishtinë 06.04.2020-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  qe i njëjti është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregulltë.

Rr. Haxhi zeka, Prishtinë 06.04.2020 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është hasur duke shërbyer kafe në kundërshtim me vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregulltë.

Podujevë, 04.2020-01:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregulltë.

Podujevë,06.04.2020-14:00. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe lënda dërgohet në procedurë të rregulltë.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.04.2020-17:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar  pa ndonjë arsye  është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19.  Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuari është  iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

Fsh. Damenek, Gllogoc 06.04.2020-18:15. Raportohet se nga njësiti policor është hasur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me (9) nëntë persona tjerë të cilët nuk kishin respektuar  vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit dhe personave tjerë është  iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

Fsh. Baicë, Gllogoc 06.04.2020-18:20. Raportohet se nga njësiti policor është hasur i dyshuari mashkull kosovar së bashku me 14 persona tjerë të cilët nuk kishin respektuar  vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit dhe personave tjerë është  iniciuar lënda e rastit e cila i dedikohet njësisë së hetimeve.

Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 06.04.2020-19:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovar nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me veturë  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është  iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregulltë.

Rr. Xhafer Rrahman Hyseni, Podujevë 06.04.2020-17:35. Pesë (5)  të dyshuar meshkuj kosovar  nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është  iniciuar lënda e rastit, pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Kuvendi i Bujanit, Prishtinë 06.04.2020-23:30. I dyshuari mashkull kosovar,  nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokal, në të cilin  kishin qenë duke pirë edhe (5) pesë të dyshuar tjerë të cilët  kishin  vepruar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit  ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit, pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Topliqan, Lipjan 06.04.2020-22:50. Raportohet se nga njësiti policor janë  hasur 19  persona të gjithë meshkuj kosovarë tre prej tyre të mitur.  Të dyshuarit nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është  iniciuar lënda e rastit e cila  procedohet në procedurë të rregulltë.

Rr. Armend Dac, Prishtinë 07.04.2020-00:10. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur me veturë  pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti kalon  në procedurë të rregulltë.

Fsh. Krajkovë, Gllogoc 06.04.2020-23:25. I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur duke lëvizur me veturë  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është  iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është  lirar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Brezne, Dragash 06.04.2020 – 07:30. Njësiti policor ka hasur në një lokal ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë së RKS-së dhe  në lokalin e tij  kishte lejuar të qëndronin dy klientë  të cilët i kishte shërbyer me kafe. Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Brodosan, Dragash 06.04.2020 – 11:15. Njësiti policor ka hasur një lokal me pronar mashkull kosovar i cili ishte duke punuar dhe duke mos respektuar urdhrin e qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregulltë.

Dragash 06.04.2020-10:08. Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se punëtorët e një ndërmarrjeje punuese pa leje kishin dal të punojnë në një objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët i kanë  ndërprerë punimet dhe larguar punëtorët nga vendi i punimeve. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit pronarit të ndërmarrjes është iniciuar lënda e rastit, i  cili është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Nashec, Prizren 06.04.2020-23:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë nga njësiti policor janë hasur duke lëvizur  në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është  iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë lirar në procedurë të rregulltë.

Derada, Prizren 06.04.2020 – 13:00. Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka dalë nga vendi ku ishte ne karantinë  duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Xërxë, Rahovec 06.04.2020-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  qe i njëjti është hasur duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregull.

Rr. Kolë Leshi, Gjakovë 06.04.2020-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në marketin e tij së bashku me tre punëtorë duke punuar të cilët  nuk kishin respektuar  vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i  dyshuari është  liruar në procedurë të rregulltë.

Rr. Bujar Roka, Gjakovë 06.04.2020-20:30. I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur në lokalin – qebaptoren e tij duke i shërbyer qytetarët me ushqim i cili kishte vepruar në kundërshtim me  vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19.  Me urdhër të prokurorit  ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit pas intervistimit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregulltë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *