Shumë kosovarë po vazhdojnë të mos i përfillin masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.
Policia me anë të raportit 24 orësh ka treguar se në shumë qytete të Kosovës ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të personave që kanë bërë shkeljen e vendimeve të qeverisë, shkruan lajmi.net.
Disa u arrestuan duke lëvizur pa ndonjë arsye e disa hapën lokalet e tyre, teksa numri total brenda 24 orëve i personave që përfunduan në pranga ka shkuar në 76.
Nga ky numër total, më së shumti raste të arrestimeve janë raportuar nga Departamenti i Kufirit, gjithsej 15. /Lajmi.net/
