Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve.

Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rastet e reja, 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Deri më tani, janë 219 persona aktivë me COVID19, ndërsa 70 %  e qytetarëve të infektuar janë shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

By I ZH