Ka disa javë që shtypi grek, midis problemeve të tjera që ka shkaktuar koronavirusi, ka ngritur edhe çështjen e punëtorëve sezonalë në Greqi, sidomos të atyre që vijnë nga Shqipëria.

Por orët e fundit shqetësimi sa vjen dhe shtohet dhe fermerët e prodhuesit e frutave ne luginën e Maqedonisë perëndimore dhe qendrore kanë dhënë alarmin.Ata thonë se frutat do tu ngelen në pemë nëse kufijtë me Shqipërinë mbeten të mbyllura.

Christos Giannakakis, President i Organizatës Kombëtare Ndër-Profesionale të Frutave (pjeshka, kajsi, qershi, bajame , kumbulla dhe dardhë) deklaron se 95% e fuqisë punëtore në Pella dhe Imathia për vjeljen e frutave, vjen nga Shqipëria, por javët e fundit kufijtë janë mbyllur për shkak të pandemisë. Afatet kohore për kultivuesit e kësaj zone nuk janë shumë të mëdha pasi shartimi i pemëve fillon menjëherë pas Pashkëve dhe në fillim të majit dhe ky proces pasohet nga vjelja.

Gjithashtu shqetësim i madh ekziston edhe në industrinë e kompostove, e cila furnizohet pikërisht nga këto fruta, pasi nëse prodhimi është shumë i ulët do të ketë një ndikim serioz në shitjen e tyre.

Lexo edhe:

Nuk ka postime

Sipas z. Giannakakis, organizata është në diskutime me Ministritë e Zhvillimit Rural dhe Shëndetësisë në mënyrë që të gjejnë zgjidhje, ndërsa edhe pala shqiptare nuk ka asnjë kundërshtim për transferimin e punëtorëve shqiptarë nëse merren të gjitha masat e nevojshme. Ai shprehet se një nga planet është që punëtorët shqiptarë të vijnë masivisht, të qëndrojnë në karantinë në hotele dhe më pas t’i nënshtrohen një testi për COVID-19.Sigurisht, nuk është zgjidhur ende mbulimi i kostove të një procesi të tillë.

Një tjetër plan që po diskutohet, është mobilizimi i qytetarëve të papunë grekë si dhe punësimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve që jetojnë në qendra të ndryshme në të gjithë vendin.

By I ZH

Leave a Reply