Coronavirusi mund të transmetohet përmes ujit të tualetit, kanë pohuar shkencëtarët, pasi sëmundja e padukshme vrasëse vazhdon të përhap panik në të gjithë globin.

Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2  përmes burimeve ujore, shkruan express.co.uk.

Një studim i madh ka gjetur prova që sugjerojnë se coronavirusi, ose të paktën gjenomi i tij, mund të ekskretohet në feçe.

Ky ekspozim fekal më pas mund të bëhet rruga e transmetimit, sipas shkencëtarëve të Universitetit Stanford.

Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin, tha: “Nuk ka të ngjarë që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e ndotur me materie fekale të patrajtuar”.

Coronavirusi – i njohur zyrtarisht si Covid-19 – është një virus që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, temperaturë të lartë dhe gulçim.

By I ZH

Leave a Reply