Shëndetësi

Koronavirusi mund të shkaktojë rënien e flokëve? Do ‘shtangeni’ nga ajo që zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Çdo ditë e më shumë, po shtohen simptomat e pandemisë së koronavirusit, duke pasur parasysh edhe shtimin e varianteve të reja të virusit.

Një ndër simptomat kryesore kanë qenë lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit.

Por është ngritur një pikëpyetje nëse edhe rënia e flokëve është një nga simptomat e koronavirusit.

Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e të prekurve nga Covid-19 mund të përballen me humbjen e flokëve për disa muaj me radhë, edhe pas shërimit prej tij.

Studimi, i botuar në The Lancet zbulon se 359 nga 1,655 pacientë të shtruar në Wuhan, Kinë, 22 përqind e tyre, kishin përjetuar rënie të flokëve gjashtë muaj pasi ishin shëruar.

Sipas dermatologëve, humbja e flokëve është një përgjigje normale fiziologjike ndaj një ngjarjeje stresuese si një sëmundje infektive dhe është vetëm e përkohshme, por Covid mund të lidhet me gjendje si alopecia, e cila mund të çojë në humbje të pakthyeshme të flokëve.

Tashmë mjekët rendisin 14 simptoma duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, marramendjen, dhimbjen e kyçeve, depresionin, ankthin, rënia e flokëve mungon në listë.

“Qëllimi i këtij studimi ishte të përshkruante pasojat shëndetësore afatgjata te pacientët me Covid-19, të cilët kanë shumë javë që nuk janë më të shtruar në spital”,- thonë autorët nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore.

Ky është studimi me kohëzgjatjen më të gjatë sa i takon mbajtjes nën vëzhgim të pacientëve të shëruar.