Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.357 numri i të shëruarve është 8.662, i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067, në Shtip 301, në Gostivar 294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë 160, në Dibër 124, në Kavadar 107…

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 120.950 testime të Covid-19.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 pacientë të moshuar pozitivë në Covid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë hospitalizuar 69 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 23, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë.

Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup në Çair – 150, Aerodrom – 132, Gazi Babë – 120, Karposh – 108, Qendër – 90, Kisella Vodë – 89, Shuto Orizare – 85, Gjorçe Petrov – 76, Butel – 65, Saraj – 39, Studeniçan- 33, Haraçinë- 20, Ilinden – 20, Sopishte – 11, ÇuÇer Sandevë – 9, Petrovec – 8, Zelenikovë – 6, tre të huaj dhe tre të papërcaktuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook shkroi se gjithçka mund të plotësohet – edhe shoqërimet edhe ahengjet edhe daljet, edhe mësimi dhe dituria, edhe puna dhe udhëtimet, shëndet nuk mund të plotësohet.

“Kujdesi për shëndetin e më të rinjve tanë, ndaj prindërve tanë, gjyshërve, fqinjëve dhe të sëmurëve kronikë, i grupeve të rrezikuara – ky është prioritet në secilin vendim tonin. Dhe këtu nuk ka kompromis!Përgjegjësinë e kemi të gjithë ne!”, shkroi Filipçe.

By B I