Deri tani, në mbarë globin, regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 1 518 783 persona.

Po ashtu, deri në këto momente, nga virusi kanë ndërruar jetë 88 505 njerëz.

Ndërsa, janë shëruar tashmë nga Covid-19, 330 590 vetë.

Shtetet e Bashkuara mbajnë rekord të personave të infektuar me koronavirus, me 435 128 të tillë dhe ka 14 795 viktima si pasojë e virusit.

Më pas për nga numri i të infektuarve me Covid-19, vjen Spanja (148 220 persona), Italia (139 422), Gjermania, Franca, Kina, Irani, Britania e Madhe, Turqia etj.

Në Shqipëri deri tashmë janë 400 të infektuar me koronavirus, e regjistrohen 22 viktima nga Covid-19.

By I ZH

Leave a Reply