Aktualisht në Tetovë në vetizolim janë gjithsej 503 persona, ky numër ishte më i lartë mirëpo një pjesë prej të vetizoluarve të cilët ishin kthyer nga shtetet e Bashkimit Evropian ju ka kaluar periudha e inkubacionit, gjegjësisht periudha prej 14 ditësh. Të gjithë këto persona kontrollohen vazhdimisht, këtë na konfirmon një nga të izoluarit i cili është kthyer nga Gjermania 9 ditë më herët, njofton Portalb.mk
Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë potencoi se mbikëqyrja nga ana e policisë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se deri në këto momente, ka pasur vetëm një shkelje të vetizolimit i cili më pas ka përfunduar me dënim adekuat.
“Të gjithë personat të cilët kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar deklaratë se do të izolohen. Me këtë, secili stacion bën çdo ditë raport për pjesën të cilën e kanë kompetencë ta kontrollojnë, policët kontrollojnë këto persona nga dy, tre here në ditë. Deri në këto momente kjo masë është respektuar, gjegjësisht kemi hasur vetëm një shkelje të kësaj mase i cili ka përfunduar me dënim adekuat. Numri i personave në vetizolim në Tetovë është 508, ishte më i lartë mirëpo një pjesë prej tyre e kaluan periudhën 14 ditore dhe u testuan negativ” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë.