Policia ka ndërhyrë para pak çastesh në qendrën e votimit në Shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm.

Aty ka pasur një konflikt në mes vëzhguesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Munishi dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Fazliu.

Munishi ka deklarouar se i pari që e ka sulmuar ka qenë Fazliu, e ky pastaj ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë.

“Bexhin e pata në rregull, ma këputi edhe më piskati më tha dil jashtë, edhe unë ja kputa me ra i pari, i rash edhe une”, ka thënë Munishi për Kallxo.com.

Në anën tjetër Fazliu e ka mohuar incidentin ndërsa ka thënë se ende nuk është intervistuar nga Policia pasi nuk ka pasur asnjë incident.

Njëri nga vëzhguesit më saktësisht ai i Lëvizjes Vetëvendosje është dërguar në stacion policor për t`u intervistuar, ndërsa policia ka dalë edhe në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rasti në fshatin Prekaz të Epërm – Skenderaj.

By I ZH