Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se nga nesër nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët që nuk janë të pajisur me maska dhe dorëza.

Kjo Komunë përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është një nder masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid19, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Sot në sheshet e Prishtinë janë vendosur shirita nga Policia e Kosovës për të parandaluar lëvizjen e qytetarëve.

“Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes!  Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe. Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës

By I ZH

Leave a Reply