Italia vazhdon të përballet me probleme të shumta pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Së fundi, kreu i Komitetit Olimpik të Italisë, Xhiovani Malago, ka deklaruar se nuk do të ketë stërvitje së paku deri më 27 Prill, ose në fundjavën e 1 Majit. Sipas tij, sporti momentalisht nuk është në plan të parë, andaj edhe duhet pritur propozimet e qeverisë, duke konfirmuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrin Spadafora.

“Jam në kontakte të vazhdueshme me ministrin Spadafora. Mund ta imagjinoj dhe nuk besoj se jam gabim, që ajo që po përgatitet nga qeveria do të suspendojë stërvitjet. Së paku 27 prill ose në vikendin e 1 majit”, tha ndër të tjera Malago.

Kujtojmë që një grup i skuadrave në Serie A kërkojnë anulimin e sezonit dhe të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

By I ZH

Leave a Reply