Një burrë 50 vjeç, këtë mëngjes u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen rome në Koçan.

I ndjeri ka jetuar i vetëm, ndërsa rasti  në polici u paraqit nga fqinjët, pas së cilës shpejt mbërritën policia dhe ekipet mjekësore, dhe u njoftua Prokuroria Themelore Publike. Është konstatuar  se në trup nuk kishte gjurmë dhune, ndërsa  personi kishte probleme me zemrën.

Për momentin po bëhet ekspertizë dhe të ndjerit do t’i merret mostra  për të përcaktuar nëse tek i moshuari ka qënë i pranishëm koronavirusi.

Stafi i Krizave të Kocanit ka konfirmuar rastin, dhe gjatë ditës priten më shumë informacione.

By I ZH

Leave a Reply