Politike Rajoni

Koalicion me PD apo PS pas zgjedhjeve, Kryemadhi: LSI e ka vendosur

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se tashmë e ka nisur fushatën elektorale. E pyetur në një intervistë në Syri TV nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj prerë: “LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD pas zgjedhjeve të 2021”.

“Unë e kam nisur fushatën me kohë. Kam qenë në disa qytete. Nuk ka nënë e bir, babë e gocë, që ta shpëtojë Edi Ramën. Do të dalë më i turpëruar se në vitin 1992, kur humbi Partia e Punës dhe humbjen më të madhe Ramës, do të ja sjellin socialistët e vet.

Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, e them që sot, se ne jemi në koalicion vetëm me Partinë Demokratike dhe në vitin 2021. Nuk do të ketë asnjë deputet të LSI-së apo të PD-që të shkojë me Edi Ramën. Deri tani ai ka blerë seksin, por nuk ka më asgjë ç’të blejë” – tha Kryemadhi.

Ajo e la të hapur nëse LSI do të garojë në një liste kandidatësh me PD-në apo secila parti do të dalë me lista me vete. Kryemadhi tha se ka kohë për të marrë këtë vendim.