Kina ka shënuar raste të reja – kryesisht të importuara – të infektimeve me koronavirus.
Rreth 62 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Kinë të martën, ku të gjitha, përveç tre prej tyre u importuan, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Vendi gjithashtu regjistroi dy vdekje të reja të martën – një në Shanghai, dhe një në Hubei, provinca ku filloi pandemia.
Aktualisht ka 1,095 raste janë asimptomatike nën vëzhgimin mjekësor.
Statistikat e Kinës:
81.802 raste të konfirmuara
1,190 raste aktive
3,333 vdekje
77.227 u shëruan dhe u larguan nga spitali. /Lajmi.net/