VENDIMET E GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË ASH – SË – STRUGË.

ASH – Dega në Strugë, oponenti kryesor i NON GRATËS MERKO për vite me rradhë, së bashku me Grupin e Këshilltarëve të ASH – Dega në Strugë, ashtu siç ka bërë në kontinuitet, do të vazhdojë të MOS permbajë asnjë Kërkesë, Vendim apo Memorandum të deponuar nga NON GRATA MERKO në Këshillin e Komunës së Strugës, dhe nuk do ti përgjigjet asnjë lloj Ftese apo Kërkese për prezencë në evenimente të ndryshme të konvokuara nga NON GRATA MERKO,

ASH – Dega në Strugë, së bashku me grupin e Këshilltarëve, ashtu siç nuk i ka përkrahur dhe votuar deri më sot, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të MOS përmbajë asnjë raport Financiar Kuartal, Llogari Vjetore Financiare të Komunës, Kontrata për dhurata nga Komuna e Strugës, procedura për Plane Urbanistike, Legalizime me dokumentacione jo të plota e të dyshimta dhe Buxhetin e Komunës së Strugës të hartuara nga tarafi i NON GRATA MERKO, sepse në to është nënshkrimi i NON GRATËS, tashmë i shpallur për Korrupsion madhor, dhe

Këshilltarët e ASH – Dega në Strugë, ftojnë të gjtha instancat juridike, ligjzbatuese, t’ja ndalojnë NON GRATËS MERKO hyrjen dhe shfrytëzimin e objektit të Komunës së Strugës sepse e ka shndërruar në Objekt krimi, të mos e keqpërdori të njëjtin për asgjësim të provave në proces të hetimit dhe deri atëherë aktivitetin ta realizoj nga një objekt tjetër alternativ, kurse Partitë Politike pas ezaurimit të akteve nga instancat juridike dhe ligjzbatuese të bëjnë marrëveshje e të krijojnë kushte ligjore që të mbahen zgjedhje të parakohshme Lokale në Komunën e Strugës për Kryetar Komune.

Grupi i Këshilltarëve të ASH – së – Strugë, fton edhe Këshilltarët e Partive të tjera politike të ndjekin hapat e Këshilltarëve të ASH – së, Dega në Strugë.

By B I