Gjendja e sigurisë në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB Ohër, ku gjendet edhe komuna e Kërçovës është stabile.

“Në 24 orëshin e fundit, gjashtë persona nga Kërçova nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes së vendosur për shkak të koronavirusit. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritën padi përkatëse”, informon zëdhënësi Stefan Dimovski, i cili shtoi se nuk ka tubime të njerëzve, prishje të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka grabitje dhe vepra tjera ndëshkuese dhe nuk janë regjistruar aksidente.

Dimovski informon se pa ndërprerë zhvillohet kontrolli i personave të cilët janë nën masat e karantinës së obligueshme shtetërore, kontrollit shëndetësor dhe izolimit shtëpiak dhe vetizolimit të obligueshëm 14 ditësh.

“Janë regjistruar 16 raste të reja për vendim për izolim, prej të cilëve pesë janë nga Kërçova. Nëpunësit policor kanë kryer 83 kontrolle të personave të cilët janë në izolim, një person është në Kërçovë dhe 347 kontrolle të personave me deklaratë për vetizolim, në Kërçovë janë 53 persona. Janë kryer gjithsej 149 kontrolle në objektet hotelierike”, informon Dimovski.

By B I

Leave a Reply