Keni problem me rritjen e flokëve? Epo vaji i kokosit është aty për t ju ndihmuar ta zgjidhni këtë problem.

Vaji i kokosit 100% natyral, i cili mund të gjendet në çdo farmaci, por edhe në markete të ndryshme, ndihmon shumë në rritjen e flokëve.

Si përdoret vaji i kokosit te flokët?

Së pari merreni një enë, aty shtoni vaj kokosi varësisht prej nevojës dhe prej gjatësis së flokëve, dhe vendoseni në Mikrovalë. Lëreni 30 sekonda deri në 1 minutë dhe pastaj nxirreni. Me një brushë filloni lyerjen e flokëve fije për fije, prej te rrënja e teposht. Pasi i keni lyer flokët, mbajeni 30 minuta deri në 1 orë. Pastaj lajini flokët me kujdes dhe mirë. Për një kohë shumë të shkurtër do të keni rezultate mjaft të mira. Vaji i kokosit përdoret gjithashtu edhe për rritjen e vetullave dhe qerpikeve./BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply