Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër çiftet më të përfolura të mediave rozë.

Ata janë komentuar shpesh për lidhjen e tyre, të cilën u përfolën se i kanë dhënë fund gjatë karantinës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja mbrëmjen e djeshme e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.

“Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela.

Kujtojmë që dyshja përveç dashurisë, ndanin së bashku edhe karrierën. Ata kanë realizuar disa duete, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

By I ZH