Vullkani Anak Krakatoa i Indonezisë ka shpërthyer dhe hedhur gjysmë kilometër të hirit në qiell, duke mos lënë viktima.

Kjo u njoftua sot në televizionin lokal nga shkencëtarë të Qendrës për Vullkanologji dhe Katastrofa Gjeologjike.

Sipas AP, shpërthimi zgjati nga e premtja në mbrëmje deri në mëngjesin e sotëm.

Autoritetet kanë lëshuar një alarm të shkallës së dytë, maksimum katër./BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply